Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një ndër faktorët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion. Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit korrik 2026 ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.
Sipas Policisë, kjo shkelje paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, pasi shpërqendrimi edhe për një moment të shkurtër mund të shkaktojë pasoja të rënda.
Njoftimi i plotë: KOMUNIKATË PËR MEDIA Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin Korrik – 2026 Ferizaj, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit korrik 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut: – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.
