​BE-ja kërkon pezullimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin e

0%

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë rrënimet e mëtejshme të objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, derisa gjykata kompetente të marrë një vendim përfundimtar lidhur me pretendimet pronësore.

Anitta Hipper, zëdhënësja për politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, u pyet për rrënimin e objekteve në pronësi të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok dhe nëse Brukseli po shqyrton masa në rast se demolimet vazhdojnë.

“Ne shprehim keqardhje për rrënimin e shtëpive, veçanërisht pasi pretendimet pronësore janë ende nën shqyrtim gjyqësor”, tha ajo, transmeton KosovaPress. “BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo rrënim të mëtejshëm dhe të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Hipper, çdo veprim i pakthyeshëm, përfshirë rrënimet, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të nxjerrë një vendim përfundimtar mbi pretendimet pronësore që mbeten të pazgjidhura.

Burimi: Bota Sot