Angela Martini tregon se i grabitën shtëpinë në Los Angeles –

0%

Modelja shqiptare, Angela Martini, e cila jeton dhe vepron në Los Angeles, ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj. Përmes disa postimeve në Instagram, Martini zbuloi se hajnat hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën çantat, ndërsa ndau edhe pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet kur autorët lëvizin brenda dhe jashtë pronës.

“Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat m’u vodhën”, shkroi ajo në një nga postimet. Foto: Instagram Në një tjetër postim, modelja ndau një mesazh ku shprehej se kriminaliteti përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje, duke lënë të kuptohet shqetësimin e saj për sigurinë në lagjen ku jeton.

Ajo publikoi gjithashtu pamje të personit të maskuar që dyshohet se hyri në shtëpi, duke shkruar: “Pas çdo maske fshihet djali i dikujt. Foto: Instagram Gjashtë ditë më vonë, e njëjta lagje. Një tjetër grabitje”. Deri më tani, Martini nuk ka bërë të ditur vlerën e sendeve të vjedhura apo nëse autorët janë identifikuar nga policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E njëjta jeton prej shumë vitesh me partnerin e saj, Dragos Savulescu. Foto: Instagram

Burimi: Telegrafi