Dinamo do të përballet sot me Audën në “Audas Stadions”, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra letoneze vjen pas dy fitoreve në katër ndeshjet e fundit në këtë kompeticion dhe ka fituar gjysmën e sfidave të fundit europiane në shtëpi.
Nga ana tjetër, Dinamo kërkon të lërë pas bilancin jo shumë pozitiv të ndeshjeve të fundit në Europë, ku ka pësuar tri humbje në gjashtë përballjet e fundit. Megjithatë, blutë synojnë të marrin një rezultat pozitiv në transfertë për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit. Edhe kompanitë e basteve e shohin Audën si favorite të lehtë.
Fitorja e vendasve kuotohet me 2.25, barazimi me 3.30, ndërsa triumfi i Dinamos me 2.88, çka tregon se diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha dhe pritet një duel i balancuar.
