Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të

0%

Shpërndaje në: Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka njoftuar se ka kërkuar nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, që të sigurojë që Serbia i zbaton zotimet e saj në Deklaratën për Personat e Zhdukur. Në javën e fundit janë gjetur dy varre masive në veri, sipas autoriteteve të Kosovës.

Në anën tjetër, Serbia vazhdon t’i mbajë të klasifikuara dokumentet e brigadave, që vlerësohet se po të bëheshin publike do të ndihmonin në gjetjen e mbetjeve mortore. “Si kryenegociator i Republikës së Kosovës, ia kam përcjellë zyrtarisht emisarit të posaçëm për dialog, Peter Sorensen, shqetësimet tona të thella mbi zhvillimet e fundit në lidhje me personat e zhdukur nga lufta 1998-1999.

I kam kërkuar BE-së që të sigurojë që Serbia të zbatojë plotësisht angazhimet e saj sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen e pakufizuar në arkiva dhe mbrojtjen e atyre që paraqiten me informacion. Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, ka shkruar Bajrami në X.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 2023, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin dakorduar në dialog për të zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Aty parashihej që të jepej qasja e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e të zhdukurve. Por kjo nuk po zbatohet.

Burimi: Koha