Klubi i tij në Poloni ka probleme financiare në sezonin e ri

0%

U vlerësua si lideri i ekipit. Julian Shehu mori një dhuratë të madhe dhe të merituar në Poloni, duke u kthyer në numrin 1 të një skuadre të shquar si Vidzev i Lodzit, por duket se kapiteni nuk do ta ketë të lehtë.

Mediat polake, dhe saktësisht e përditshmja kryesore sportive, “Przheglad Sportovi”, shkruan se klubi i njohur ka probleme financiare dhe se nuk ka qenë e mundur të bëhen shpenzime të rëndësishme gjatë verës. Numri 1 i klubit, biznesmeni Robert Dobrziçki, e lëshoi dorën sezonin e kaluar, por duke mos marrë frytët e asaj që shpresoi.

Megjithë kontratat e mëdha, megjithë afrimin e shumë futbollistëve, Vidzev mezi shpëtoi nga rënia për në kategorinë e dytë. Lojtarë si Shehu e disa të tjerë dhanë gjithçka nga vetja që kjo të mos ndodhte, dhe ia arritëm qëllimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vidzev, ish-ekipi I Bonjekut, Xhekanovskit, portierit të dikurshëm Mlinarçik, Smolarekut apo të shquarit tjetër Zhmuda, mbeti në Ekstraklasa, edhe pse fillimi nuk është aspak I mirë. Në dy ndeshje janë arritur vetëm dy barazime, dhe për titull as nuk mendohet.

Ndoshta Julian Shehu do të jetë sërish I detyruar të japë shembullin me shiritin në krah për të mbijetuar dhe me shpresë se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Burimi: Bota Sot