Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj. Me këtë rast, Kryeshefi Hodaj e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.
Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeshefit të IPK-së ishte intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.
Veçanërisht në trajtimin me prioritet të rasteve që adresohen në prokurori nga ana e Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), nevojën për ndërlidhjen e databazës për menaxhimin e rasteve të IPK-së me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
