Vllaznia prezanton përforcimin e ri

0%

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin Fransua Dulis. Lojtari i cili u shpall kampion në dy edicione me Egnatian, është kthyer kësisoj të jetë përsëri pjesë e kampionatit shqiptar pas eksperiencës së fundit në Izrael. Lojtari i cili është pjesë e përfaqësueses së Haitit kishte gjetur prej kohësh akordin me ekipin shkodran, por prezantimi është bërë vetëm sot.

NJOFTIMI I VLLAZNISË François André Dulysse është kuqeblu! Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1 Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë.

I urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës. Mirë se erdhe, François! Forca Vllaznia!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot