Shtëpia e Angela Martinit bie pre e hajdutëve! Modeles i vidhen sende

0%

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka përjetuar një ngjarje të rëndë sigurie në rezidencën e saj në Los Angeles, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, dhe djalin e tyre.

Angelaka ndarë detajet përmes disa postimeve në rrjetet sociale 24 orë pas incidentit, ku zbuloi se hajdutët arritën të futeshin në pronë dhe t’i grabitnin çantat e saj të dorës. Përveç dëmit material, modelja ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihen personat e maskuar gjatë grabitjes.

Përmes mesazheve sensibilizuese, ajo vuri në dukje se raste të tilla po përsëriten me shpejtësi, duke treguar se e njëjta lagje ra pre e një tjetër vjedhjeje vetëm gjashtë ditë më vonë. Në përpjekje për të vënë drejtësi, Martini ka etiketuar publikisht departamentin e policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuari vëmendje,” shkroi ajo krahas pamjeve.

Burimi: Bota Sot