Legjendë e pavdekshme!

0%

Mijëra tifozë dhe shumë emra të mëdhenj të pranishëm, të gjithë të prekur emocionalisht jashtë Basilica të Sant’Ambrogio, ndërsa ultrasit kuqezi këndojnë: “Ka vetëm një kapiten” Mijëra tifozë të Milanit, shumë emra big të futbollit dhe jo vetëm, janë bashkuar këtë të martë për të përcjellë drejt banesës së fundit Franco Baresi-n, ish-futbollistin e shquar italian të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Arkivoli me trupin e legjendës kuqezi mbërriti pak para orës në Basilica të Sant’Ambrogio. Aty e priti një kor drithërues, që këndonte “Ka vetëm një kapiten”. Klubi i Milanit përfaqësohej nga Gerry Cardinale dhe Paolo Scaroni (të dy të vërshëllyer), si dhe nga dy lojtarët e mbetur në Itali, Gimenez dhe Pulisic. Pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në Perth, Australi.

Për t’u përmendur është prania e Beppe Sala, kryebashkiak i Milanos, si dhe Andrea Abodi, Ministër i Sportit. Nuk mungonte Beppe Marotta, president i Interit, si dhe ish-shokët e skuadrës të Franco Baresi-t. Mes tyre Paolo Maldini, Marco Van Basten, Dejan Svicevic, Roberto Baggio, Daniele Massaro e të tjerë. Edhe Barcelona dhe Real Madrid kishin dërguar përfaqësuesit e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mungonte Zlatan Ibrahimovic për një arsye të fortë personale.

Burimi: Bota Sot