SHBA-ja finalizon kredinë prej 302 milionë dollarësh për modernizimin

0%

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ratifikimin e një kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF) për Shqipërinë.

Sipas Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, kjo kredi do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

“Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet”, thuhet në njoftimin e Byros së Çështjeve Politiko-Ushtarake të SHBA-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambasada amerikane theksoi gjithashtu se, si aleate e NATO-s, Shqipëria është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake (Bureau of Political-Military Affairs) është një agjenci e Departamentit të Shtetit të SHBA-së që shërben si ura kryesore lidhëse me Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin). Ajo koordinon diplomacinë me politikat e mbrojtjes për të avancuar interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com