Portieri shqiptar befason me transferimin në Turqi

0%

Nga AEK-u i Athinës te Tirana, portieri shqiptar befason me transferimin në Turqi~ Portieri Angelo Tafas është bërë me ekip të ri. Pasi mbylli kapitullin me Tiranën, 26-vjeçari është prezantuar te Boluspor, Liga e Parë në Turqi. Tafas e ka nisur rrugëtimin profesional te akademia e AEK-ut të Athinës, por që nuk mundi të “çante” dot te ekipi i parë.

Vijoi për disa vite ne Greqi te Loutraki, APO Keratsini, Ionikos Nikea, derisa u kthye në Shqipëri. Kukësi, Teuta dhe së fundmi Tirana, ishin ekipet që “gardiani” Angelo Tafas shtoi në “CV”-në e tij, pa harruar aventurën te Gjilani në Kosovë.

Burimi: Bota Sot