Don Xhoni provokohet nga një person në publik, reagimi i tij bëhet

0%

Pas suksesit të albumit të tij të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin me performanca në qytete të ndryshme, ndërsa mbrëmjen e djeshme ndalesa e radhës ishte Gjakova. Gjatë performancës, një person nga publiku duket se e ka provokuar reperin, ndonëse nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk mund të kuptohet qartë se çfarë ka bërë saktësisht.

Don Xhoni ka reaguar duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë. Abi auf 180 Në ato momente, në skenë është afruar edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi e ka ndalur menjëherë, duke mos lejuar që situata të përshkallëzohej. Pas këtij momenti, Don Xhoni e ka menaxhuar situatën me qetësi dhe ka vazhduar performancën normalisht, pa e kthyer incidentin në një përplasje më të madhe.

Videoja nga ky moment është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot