Futbollisti shqiptar, Zymer Bytyqi është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën e re. 9-vjeçari është pa klub pothuajse një vjet, qysh prej largimit nga CSKA nga Sofja. Por, siç raporton “RA Stavanger”, futbollisti shqiptar është pranë marrëveshjes me klubin nga Norvegjia, Kristiansund BK.
Madje ka kohë që lojtari në fjalë është duke u stërvitur me fanellën e skuadrës që bën gara në “Elitaserien”. Kujtojmë që Bytyqi e njeh mjaftë mirë ligën norvegjeze pasi në të kaluarën ka luajtur për skuadrat, si: Sandnes Ulf dhe Viking FK.
