Mesfushori i Dinamos, Lorenco Vila, u shfaq në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Ilir Daja, në prag të sfidës së sotmendaj Auda në Letoni, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. Vila u shpreh i kënaqur me formën e tij personale, duke theksuar se ka shënuar dy gola në dy raundet e deritanishme të kompeticionit dhe se ndihet gati për sfidën e radhës.
“Jam shumë i lumtur për shokët e skuadrës, stafin dhe klubin për këto dy kualifikime që kemi arritur në Evropë. Shpresoj që si personalisht, ashtu edhe si ekip, të tregojmë më të mirën në ndeshjen e nesërme, e cila është shumë e vështirë dhe kërkon impenjim e përqendrim maksimal”, u shpreh mesfushori.
Futbollisti i Dinamos theksoi se skuadra respekton kundërshtarin, por beson te një tjetër rezultat pozitiv. “E vlerësojmë kundërshtarin, por kemi besim se do të bëjmë diçka pozitive edhe këtë herë. Gjendja e ekipit është shumë e mirë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht”, përfundoi Vila.
