“Dinastia” e Messit gati të “pushtojë” sërish Barcelonën

0%

“Dinastia” e Messit gati të “pushtojë” sërish Barcelonën, planifikohet lëvizja nga Inter Miami në Katalonjë! Raportimet e fundit nga mediat ndërkombëtare, i japin “zë” se djali i Leo Messit, Thiago, është gati të bashkohet me moshat e Barcelonës, konkretisht U-14. Kështu, ai do të ishte pjesë e akademisë së “La Messia”, të njëjtën rrugë që ndoqi edhe babai i tij.

Aktualisht, Thiago Messi bën pjesë te moshat e Inter Miami. Lëvizja pritet të ndodh gjatë muajt nëntor, ku 13-vjeçari do të vijoi rritjen profesionale te një nga akademitë më të mira në botë, aty ku shumë lojtarë kanë lënë gjurmë në futbollin botëror.

Burimi: Bota Sot