Dyshohet se ndezi zjarrin që dogji qindra pemë, kapet 54-vjeçari në

0%

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin, flakët e së cilit kanë djegur rreth 400 pemë ulliri. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër. “Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri .”, thuhet në njoftim. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.” , thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot