Një zyrtar policor është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Lipjan, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit. Sipas raportit policor, një person me shtetësi të huaj, i cili ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor. Si pasojë e incidentit, zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, edhe i dyshuari, për shkak të gjendjes së rënduar nga dehja, është dërguar për trajtim në QKUK. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
