Liverpooli vazhdon bisedimet klub me klub me Paris Saint-Germainin për një transferim të mundshëm të Bradley Barcolas. Megjithatë, me klubin francez që kërkon deri në 168 milionë euro, ‘Të Kuqtë’ po përgatisin aktivisht një alternativë dhe kanë kthyer sytë nga sulmuesi brazilian i Bournemouthit, Rayan.
Sulmuesi 23-vjeçar shihet si një përshtatje ideale për stilin e trajnerit Andoni Iraola, falë shpejtësisë, depërtimeve direkte dhe aftësisë për të luajtur në të dy krahët e sulmit. Sipas CaughtOffside , Liverpooli vazhdon kontaktet me PSG-në dhe është i gatshëm të investojë rreth 100 milionë euro për reprezentuesin francez.
Pavarësisht gatishmërisë së Liverpoolit për të shpenzuar shifra të mëdha, vlerësimi i jashtëzakonshëm i PSG-së e ka komplikuar transferimin. Interi nuk dorëzohet për yllin e Liverpoolit, përgatit ofertën e re për transferimin e tij Klubi parisien raportohet se kërkon mes 162 dhe 168 milionë euro para se të shqyrtojë seriozisht shitjen e lojtarit.
Edhe pse Barcola thuhet se është i tërhequr nga projekti i Liverpoolit në “Anfield”, diferenca e madhe mes kërkesës së PSG-së dhe ofertës së anglezëve ka bërë që Liverpooli të përgatisë alternativa. Sulmuesi i Bournemouthit, Rayan, ka dalë si opsioni kryesor alternativ në rast se marrëveshja për Barcolan dështon.
Raportohet se Liverpooli ka arritur marrëveshje paraprake për kushtet personale me anësorin 20-vjeçar. Braziliani e njeh mirë stilin kërkues të Iraolas dhe do të sillte shpejtësi, forcë fizike dhe potencial të madh zhvillimi në krahun e djathtë të sulmit.
Rayan pati një pjesë të dytë mbresëlënëse të sezonit në Ligën Premier, duke regjistruar shtatë kontribute në gola në 15 ndeshje, pasi u transferua në jug të Anglisë në fillim të vitit./ Telegrafi
