Po vjen supervetura e frymëzuar nga aeroplani spiun SR-71 Blackbird

0%

Prodhuesi amerikan Hennessey, i njohur më parë si tuner dhe tashmë si krijues i superveturave, ka zbuluar modelin e tretë tërësisht të zhvilluar nga kompania: Blackbird. Emri i saj është frymëzuar nga aeroplani legjendar spiun Lockheed SR-71 Blackbird.

Ndryshe nga shumë supervetura moderne që përdorin turbo ose sisteme hibride, Blackbird rikthehet te receta klasike: një motor V8 atmosferik 6.2-litërsh me kambio manuale me gjashtë shpejtësi. Motori, i zhvilluar në bashkëpunim me Ilmor Engineering, pritet të prodhojë rreth 800–850 kuaj fuqi.

Falë përdorimit masiv të fibrës së karbonit, pesha e makinës synohet të jetë nën 1,360 kg, ndërsa fuqia do të dërgohet vetëm në rrotat e pasme. Hennessey pretendon se Blackbird do të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për rreth 2.5 sekonda dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej rreth 354 km/h.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hennessey do të prodhojë vetëm 71 ekzemplarë të Blackbird, me një çmim prej rreth 2.5 milionë dollarësh secila. Prodhimi pritet të nisë në vitin 2029, pasi të përfundojë seria e Venom F5. Blackbird synon të jetë një nga superveturat e rralla moderne që kombinon performancën ekstreme me ndjesinë tradicionale të drejtimit.

Burimi: Telegrafi