Ministria e Arsimit shpall fituesin e konkursit për ditarët, por me

0%

Hije dyshimi janë ngritur mbi procesin e përzgjedhjes së shtëpisë botuese që do të furnizojë me ditarë institucionet e arsimit parauniversitar. Nga dy operatorët në garë, njëri është diskualifikuar që në fazën fillestare. Duke nisur nga viti i ri shkollor, ditarët dhe dokumentet e tjera të nevojshme për organizimin e procesit mësimor mund të ndryshojnë furnitor.

Ministria e Arsimit, e cila tash e disa vite furnizohet me dokumentacionin shkollor nga shtëpia botuese “Dukagjini”, e përzgjodhi një tjetër shtëpi botuese si furnitore për tri vitet e ardhshme të nga vitit 2026 deri më 2029.

Fituese e konkursit, i cili ka ngritur pikëpyetje për transparencën dhe mënyrën e zhvillimit të procesit, u përzgjodh shtëpia botuese “Pema Sh.P.K”, ka mësuar Paparaci . Rezultatet preliminare të konkursit u shpallën zyrtarisht në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit. Data e publikimit të rezultateve, sipas dokumentit të publikuar nga MASh, është 29 korriku ().

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por shpallja është kryer të hënën më 3 gusht (). “Pas shqyrtimit të aplikimeve, sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara në konkursin e shpallur më , për përzgjedhjen e dokumentacionit shkollor për periudhën deri në tri (3) vite, nga viti shkollor 2026/2027 deri në vitin shkollor 2028/2029, Komisioni i caktuar për përzgjedhjen e botuesit të dokumentacionit shkollor, në mbledhjen e mbajtur më , ka përzgjedhur operatorin ekonomik/shtëpinë botuese me kodin 1990”, thuhet në shpalljen e MASh.

“Afati për paraqitjen e ankesës është pesë (5) ditë pune nga dita e shpalljes së këtij njoftimi”, theksohet në njoftim. Vonesa e shpalljes së rezultateve nga dita e përcaktuar në dokument () ka ngritur hije të rënda dyshimi për trajtimin e barabartë të operatorëve ekonomikë dhe transparencën e procesit.

Kjo për arsye se dita e shpalljes së rezultateve preliminare të konkursit përkon të jetë edhe dita e fundit për paraqitjen e ankesave ndaj vendimit. Në këtë rast, operatori i diskualifikuar, shtëpia botuese “Dukagjini”, ka pasur vetëm kohë të limituar për të analizuar vendimin e komisionit dhe përgatitjen e ankesës për rishqyrtimin e vendimit.

Në njoftim janë paraqitur edhe arsyet për eliminimin e shtëpisë botuese “Dukagjini”. Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria, operatori ekonomik është diskualifikuar që në fazën fillestare të shqyrtimit të aplikimit. Arsyeja e parë e eliminimit, sipas MASh-it, lidhet me mungesën e numrit katërshifror në zarfin e aplikimit.

Ndërsa arsyeja e dytë, sipas Komisionit vlerësues, është se zarfi ka përmbajtur elemente identifikuese të operatorit ekonomik Sipas dokumentit të publikuar nga MASh, vetëm operatori ekonomik me kodin 1990 – që siç ka mësuar Paparaci është shtëpia botese “Pema Sh.P.K.” – ka kaluar të gjitha fazat e vlerësimit, përfshirë vlerësimin e mostrave të dokumentacionit shkollor dhe shqyrtimin e ofertës financiare.

Paparaci ka kërkuar të hënën sqarime nga Ministria e Arsimit lidhur me zhvillimin e procedurës, ndërsa është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Paparaci.com

Burimi: Telegrafi