58 seanca hemodialize në Spitalin e Pejës, 20 pacientë nga diaspora

0%

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 58 seanca të hemodializës, përfshirë 20 pacientë nga diaspora që po qëndrojnë në Kosovë gjatë pushimeve. Sipas njoftimit, përveç pacientëve nga diaspora, trajtim me hemodializë kanë marrë edhe 22 pacientë nga Peja, tetë nga Klina, pesë nga Istogu dhe tre nga Deçani.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë theksuar se vazhdojnë të ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, duke u mundësuar vazhdimësinë e trajtimit dhe kujdes shëndetësor profesional. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë pranuar 54 pacientë të rinj, ndërsa 155 pacientë kanë qenë të hospitalizuar.

Në repartet specialistike dhe ambulancat janë realizuar gjithsej 592 vizita. Në laborator janë kryer 3,424 analiza për 251 pacientë, ndërsa janë kryer edhe 13 ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në jetë pesë foshnja, dy djem dhe tri vajza.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa u përket ekzaminimeve dhe procedurave diagnostike, janë realizuar 137 rentgen, 53 ekzografi, 32 CT, 13 MRI, 16 ekokardiografi, tri ergometri, dy gastroskopi, shtatë kolonoskopi dhe 44 shërbime fiziatrike. Spitali ka falënderuar mjekët, infermierët, teknikët dhe stafin mbështetës për profesionalizmin dhe përkushtimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Burimi: Telegrafi