Grajqevci: Serbia i fshehu me plan varrezat masive

0%

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet Grajqevci, ka deklaruar se prej përfundimit të luftës kanë ekzistuar dyshime për disa varreza masive në veri të Kosovës dhe në territorin e Serbisë, duke thënë se zhvillimet e fundit në Zubin Potok e përforcojnë bindjen se në atë zonë mund të ketë lokacione të tjera ku janë fshehur trupat e personave të zhdukur gjatë luftës.

Ai tha se fshehja e trupave është bërë sipas një plani të organizuar shtetëror. Grajqevci tha për eo se që nga fillimi kanë dyshuar se në veri mund të ketë disa varreza masive, por mungesa e mjeteve dhe kompetencave në vitet e para pas luftës ua kishte pamundësuar hetimin e tyre. “Qysh nga fillimi kemi dyshuar se në veri mund të jenë prej dy, tri deri në katër vende varreza masive.

Pse po e thëmë këtë? Ne kemi shkuar disa herë me Jashar Jupën, ish-komandantin e ndjerë të Policisë për Krime Lufte dhe UNMIK-un në atë vend dhe e kemi vizituar vetëm me shikim, kështu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk kemi pasur mjete që të mund të hulumtojmë diçka më tutje, sepse kompetencat e UNMIK-ut, kompetencat e policisë tonë ishin jashtëzakonisht të vogla, nuk kishim ndonjë teknikë që ne mundemi me zbuluar, s’kemi pasur asnjë aparat”, tha ai. Ai tha se një material i Korpusit të Uzhicës dhe dëshmitë për spastrimin e terrenit ngrenë dyshime edhe për një varrezë masive në afërsi të Rashkës.

“Por, duhet ta lidh këtë edhe me korpusin e Uzhicës, një material i cili është zënë në pjesën e Podujevës, thotë edhe dëshmitari i cili flet për atë, thotë: “Ne pas gjithë aksioneve që kemi marrë — vrasjet, plaçkitjet, djegiet, si dhe dëbimet, të gjitha ato…” thotë “ne e kemi pasur të obligueshme togu jonë”, atë e quajnë në serbisht “asanacija terena”, spastrimin e terenit.

Do të thotë pastrimi i terenit është që do të thotë të mbledhë trupat, të mbledhë të gjithë trupat ku janë, ose i varros ose i merr me kamion i çon në një vend/lokacion, i varros dhe të evidentuar mirë me numër, me krejt. Edhe me fshatra se sa janë marrë në këtë fshatrat, sa në atë.

Plus aty i nxjerrin në evidencë edhe djegiet e shtëpive, dëmeve materiale, shtazë, domethënë lopëve, viçave, janë të obliguar me i regjistruar. Se është pastrimi i terenit ai. Edhe ai vetë thotë, kur i kemi ngarkuar trupat ne në kamion, te Kërshi i Dudës, do të thotë jemi ndalur komandantit të korpusit do të thotë “pravac Brevenik”. Tash, kush është Breveniki?

Unë nuk e di, por unë kur e kam lypur në hartë m’ka dalë do të thotë në periferi të Rashkës. Dhe kështu që edhe atje dyshohet se është një varrezë masive diku rreth Rashkës”, tha ai.

Burimi: Bota Sot