Policia ua sekuestron dy të rinjve marihuanën e gjetur në makinë në

0%

Policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit të makinës së dy të rinjve në fshatin Gllavicë të Shtimes në orët e hershme të së martës () në kuadër të planit operativ “Vera 2026” të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor të Shtimes, dhe prokuroria ka iniciuar rastin e veprës penale, “Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt ka bërë të ditur nëpërmjet një komunkate se rreth orës të martës, hetuesit e narkotikëve të stacionit policor në Shtime, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja, ku gjatë legjitimimit janë identifikuar shoferi i automjetit, A. T. (19 vjeç), dhe pasagjeri, 20 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Fillimisht, gjatë kontrollit janë gjetur letra për mbështjelljen e cigareve, ndërsa më pas, gjatë kontrollit të automjetit, në një pako letrash është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 3.42 gramë”, thuhet në komunikatën për media të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Komunikata njofton se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku ngasësi i makinës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal, në procedurë të rregullt ‘Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’”, njofton Policia Rajonale e Ferizajt, që mbulon edhe territorin e komunës së Shtimes.

Burimi: Kallxo