KRU “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm për Spitalin në Mitrovicën e Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon këtë institucion. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin.
Burimi:
Telegrafi
