Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll për djem e nis sot rrugëtimin në Kampionatin Ballkanik U17, i cili zhvillohet në Farkë të Shqipërisë. E udhëhequr nga selektori Habil Ajeti, me ndihmësit Arif Elezi dhe Naim Gucati, Kombëtarja U17 ka përfunduar përgatitjet dhe është gati për sfidat e këtij kampionati rajonal.
Ndeshjen e parë, Kosova e zhvillon sot nga ora ndaj Turqisë, e cila konsiderohet njëra ndër favoritët kryesorë për ta fituar titullin. Takimin e dytë në fazën e grupeve, volejbollistët kosovarë do ta luajnë më 6 gusht, gjithashtu nga ora , kundër Bullgarisë.
Në varësi të rezultateve të dy ndeshjeve të fazës së grupeve, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë më 7 gusht edhe ndeshjen e fundit për plasmanin përfundimtar në Kampionatin Ballkanik U17. Federata e Volejbollit e Kosovës u ka uruar suksese Kombëtares U17 dhe stafit teknik në paraqitjen e tyre në këtë garë ndërkombëtare.
