Këngëtari amerikan, Chris Brown, është kthyer në qendër të vëmendjes pas një momenti të diskutuar gjatë një koncerti në New York, ku ai ftoi një fanse të ngjitej në skenë gjatë interpretimit të këngës së tij “Take You Down”.
Gjatë performancës, artisti zhvilloi një koreografi sensuale pranë fanses, e cila ishte ulur në një karrige në skenë, derisa në një moment ai u afrua dhe e puthi në qafë. Pamjet nga ky moment u shpërndanë në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta nga publiku.
Take her down girl Një pjesë e përdoruesve kritikuan performancën, duke e cilësuar si shumë provokuese dhe duke ngritur pyetje rreth kufijve të ndërveprimeve mes artistëve dhe fansave gjatë koncerteve. Disa komente në rrjet e krahasuan këtë lloj shfaqjeje me skena që kalojnë përtej një performance muzikore.
Nga ana tjetër, disa fansa e mbrojtën këngëtarin, duke argumentuar se momente të tilla janë pjesë e stilit skenik të Brown dhe të atmosferës së koncerteve të tij. Brown aktualisht është në një turne të përbashkët me Usher, gjersa edhe disa momente nga koncertet e këtij të fundit kanë nxitur diskutime për mënyrën se si artistët ndërveprojnë me fansat e ftuar në skenë.
