Sa të vdekur dhe të plagosur janë regjistruar në Gaza që nga fillimi

0%

Ministria e shëndetësisë në Gaza njoftoi se 19 palestinezë janë vrarë dhe 35 të plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit. Ministria tha se numri i të vdekurve përfshinte 18 vdekje të raportuara rishtazi dhe një person që vdiq nga plagët e pësuara më parë.

Sipas ministrisë, që nga fillimi i “armëpushimit” me Izraelin më 11 tetor, janë vrarë gjithsej 1,250 persona dhe janë plagosur 4,110 të tjerë. Ministria tha se numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i luftës më ka arritur në 73,375 të vrarë dhe 174,220 të plagosur.

Zyrtarët palestinezë dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se vazhdimi i dhunës po rëndon më tej krizën humanitare në territor, ku mijëra familje mbeten të zhvendosura dhe përballen me mungesa të mëdha të furnizimeve bazë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi