​Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Klinë, Spitali i

0%

Një aksident trafiku ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor sonte rreth orës . Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Spitali i Gjakovës njoftoi se rreth orës , në Repartin e Emergjencës janë pranuar 10 persona të lënduar në aksidentin e trafikut në Mrasor.

“ Të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë: 2 pacientë, të pranuar në Repartin e Ortopedisë: 5 pacientë, të pranuar në Repartin e Kirurgjisë: 1 pacient, e pranuar në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë): 1 paciente dhe i liruar për trajtim në shtëpi: 1 pacient .

Të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjakovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot