Shpërndaje në: Golzalo Garcia është transferuar nga Real Madridi te skuadra angleze e Premier Leagues, Fulham. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga Reali dhe Fulhami. Garcia ka nënshkruar kontratë me Fulhamin deri në vitin 2031. “Jam shumë mirënjohës, shumë i lumtur që jam këtu.
Duhet të falënderoj bordin dhe Alvaro Arbeloan për besimin që më kanë dhënë, dhe jam shumë, shumë i emocionuar”, ka thënë Garcia për faqen e klubit anglez. Trajner i Fulhamit është Alvaro Arbeloa. Garcia me Arbeloan kanë punuar së bashku te Reali.
