Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se 15 persona janë pranuar në Repartin e Emergjencës pas tri aksidenteve të ndryshme të trafikut. Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në Mrasor, Rahovec dhe në qytetin e Gjakovës, ndërsa të lënduarit janë pranuar pothuajse në të njëjtën kohë, rreth orës .
Pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, pacientët janë sistemuar në repartet përkatëse. Nga gjithsej 15 persona të pranuar në Emergjencë: 3 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë; 5 janë pranuar në Repartin e Ortopedisë; 1 pacient në Repartin e Kirurgjisë; 1 paciente shtatzënë në Repartin e Gjinekologjisë; 1 fëmijë në Repartin e Pediatrisë; 4 pacientë janë liruar për trajtim në shtëpi.
Spitali nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
