Dhjetë të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Klinë

0%

Shpërndaje në: Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë. Policia ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa bëhet e ditur se ka ndodhur në fshatin Mrasor.

“Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Janë raportuar dhjetë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë , Vlera Krasniqi. Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente.

Burimi: Koha