Shpërndaje në: Ish-lojtari i Spartak Moskës, Andrei Tikhonov, ka vendosur t’i përgjigjet reagimit negativ të tifozëve ndaj transferimit të mundshëm të sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku. Grupi i tifozëve të Spartak Moskës, “Crazy North”, është deklaruar kundër transferimit të Daku. Por Tikhonov insiston se politika duhet shmangur, pasi është futboll.
“Tani për tani, Spartaku ka nevojë për një sulmues. Do t’i japin një rrogë. Është një bekim për të që i bashkohet Spartakut, një ekipi që luan mirë”, tha Tikhonov në kanalin “YouTube”. “Është futboll, vëlla”.
