Një zjarr ka rënë në një nga apartamentet e shumëkatëshit në një kompleks turistik në plazhin e Golemit. Burime nga shërbimi zjarrfikës për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi, bëjnë me dije se nuk ka të lënduar. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik. Teksa tymi dhe flakët janë dalluar edhe nga distanca.
Burimi:
Bota Sot
