KRU “Mitrovica”: Shkaku i një defekti është ndërprerë furnizimi me

0%

Shpërndaje në: KRU “Mitrovica” ka njoftuar se shkaku i një defekti në stacionin e pompimit që furnizon me ujë Spitalin në Mitrovicën e Veriut, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion. KRU “Mitrovica” ka thënë se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë në sanimin e defektit.

“Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion është ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” Sh.A. ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha