Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën

0%

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës .

“Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi. Sipas saj, njësia rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com