Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje ose të dorëzohet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump e cilësoi udhëheqjen iraniane “mjaft mashtruese”, pasi Teherani mohoi se ishte në negociata me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës pesëmujore.

“Nëse Irani dëshiron ta pranojë ose jo, ne në fakt jemi duke biseduar për zgjidhjen e problemit që ata kanë shkaktuar, për dekada”, shkroi Trump në Truth Social. Mbrëmjen e 1 gushtit, Trump tha se ka vendosur që të ndalojë atë që premtoi se do të ishte një sulm i paprecedent ndaj Iranit, duke thënë se “perimetrat” e marrëveshjes janë pajtuar me Teheranin.

Por, Ministria e Jashtme e Iranit më 3 gusht mohoi se shteti ishte në negociata me Shtetet e Bashkuara. Ministria tha se po zhvillonte vetëm bisedime me Omanin për të diskutuar për kontrollin e përbashkët mbi Ngushticën e Hormuzit, pikën më të rëndësishme të kalimit për energjinë në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Teherani praktikisht e ka mbyllur ngushticën, përmes së cilës kalonte një e pesta e furnizimeve botërore me naftë para luftës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së bombardimeve të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Republikës Islamike në fund të muajit shkurt.

Në postimin e tij në Truth Social më 3 gusht, Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime, “disa do të thoshin se ishte duke ‘u lutur’”, por tani po bën “broçkullat e tij të zakonshme” për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Trump këmbënguli se ngushtica “tashmë kontrollohet plotësisht nga Marina e Shteteve të Bashkuara dhe ‘bllokada’ jonë, ose siç e quajnë disa, ‘Muri amerikan i çeliktë!’. Asgjë nuk hyn në Iran, përveç nëse ne duam që të hyjë, dhe asgjë nuk do të kalojë, përveç nëse arrihet një marrëveshje ose një dorëzim total” .

Uashingtoni rivendosi një bllokadë detare ndaj Iranit pas zhbërjes së një marrëveshjeje të përkohshme që SHBA-ja dhe Irani arritën në muajin qershor. / REL

Burimi: Bota Sot