Rosie O’Donnell rikthehet në “The View” për sezonin e 30-të

0%

Rosie O’Donnell ka konfirmuar rikthimin në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku do të marrë pjesë në një edicion special me rastin e 30-vjetorit të programit. Ish-bashkëprezantuesja zbuloi gjatë një interviste në podcastin “Tangle With Kyle Ridley” se do të jetë pjesë, duke thënë se do të paraqitet në mënyrën që produksioni do të dëshirojë, edhe nëse do të jetë vetëm si e ftuar.

O’Donnell ka qenë pjesë e “The View” në dy periudha të ndryshme dhe rikthimi i saj pritet të bashkojë sërish disa nga figurat më të njohura që kanë kaluar në panelin e emisionit. Foto: Getty Images Gjatë bisedës, aktorja dhe komediania foli edhe për marrëdhëniet e saj të kaluara në emision, veçanërisht për raportin me Whoopi Goldberg.

Ajo pranoi se mes tyre kishte pasur tensione, por theksoi se me kalimin e viteve gjërat janë përmirësuar dhe se sot kanë kaluar përtej atyre mosmarrëveshjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

O’Donnell kujtoi gjithashtu sfidat e kohës së saj në “The View”, duke thënë se disa bashkë-prezantuese nuk kishin pasur siguri të mjaftueshme dhe se mënyra e drejtimit të emisionit nuk ishte gjithmonë në përputhje me vizionin fillestar të tij. Rikthimi i saj për 30-vjetorin e “The View” pritet të jetë një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni special. Foto: Getty Images

Burimi: Telegrafi