Rama: S’mund të lejohet që linçimi e denigrimi të përdoren si

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po bëhet një fushatë e orkestruar politike, në përpjekje për ta intimiduar dhe diskredituar. Rama ka thënë se kulmi është arritur ditët e fundit, ku në shënjestër s’ka qenë vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëshortja e tij.

“Kur një betejë politike zbret në shpifje, fyerje dhe denigrim të familjarëve e njerëzve që nuk janë pjesë e përplasjes politike, nuk kemi më debat demokratik dhe as llogaridhënie. Kemi një përpjekje të vetëdijshme për të frikësuar dhe për të ushtruar presion. Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë.

Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik. Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik! Po të ishte vërtet ky qëllimi, njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet e ngritura nuk do të ishin bërë pjesë e një sulmi kaq të ulët dhe kaq të neveritshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lëvizja Vetëvendosje javën e kaluar e ka çuar në Prokurori kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Kallëzimi bazohet në një sinjalizim, i cili flet për legalizime të kundërligjshme të objekteve, që në kryeqytet kanë ndërtuar disa kompani. Në sinjalizim janë përmendur zyrtarë komunalë por edhe kompani të ndërtimeve.

E edhe KOHA ka pranuar një informatë të këtillë nga një sinjalizues që nuk e ka bërë të ditur identitetin. Ai ka listuar një numër akuzash dhe ka bashkëngjitur komunikime që pretendohet se i përkasin një zyrtari të komunës të afërt me kryetarin Rama dhe përgjegjës që nga viti 2025 në drejtoritë e kadastrit dhe urbanizmit.

Edhe Arbëri 5 sht 2025 Rama i drejtohet Kushtetueses: Ministria e Financave po i mban të bllokuara milionat e kryeqytetit E në reagimin e bërë të premten nga Komuna është konfirmuar se bëhet fjalë për shefin e kabinetit të Ramës, Florent Maliqi. Të hënën Rama ka thënë se rasti do të trajtohet në instanca më të larta të drejtësisë.

“Edhe më shqetësues është fakti se kjo përmbajtje u përdor si instrument politik në Asamblenë e Kryeqytetit. Ky është treguesi më i qartë i degradimit të debatit publik dhe i standardit politik që disa kanë zgjedhur të përfaqësojnë. Ju siguroj se ky rast do të trajtohet deri në instancat më të larta të drejtësisë.

Jo vetëm për të mbrojtur të vërtetën, por edhe dinjitetin e njerëzve që u linçuan publikisht dhe padrejtësisht pa pasur asnjë lidhje me pretendimet e ngritura. Kushdo që ka marrë pjesë në orkestrimin, nxitjen apo përhapjen e kësaj fushate linçuese e denigruese do të identifikohet dhe do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

Shteti ligjor nuk mund të lejojë që linçimi dhe denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik. Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore!” – ka shkruar Rama.

Burimi: Koha