Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Përfaqësues të Komunës së Prishtinës paralajmëruan ta zgjerojnë mësimin tërëditor edhe në tri deri në katër shkolla.
Derisa komuna vlerëson se po analizon sfidat para zgjerimit, prindërit kanë kërkuar ristrukturimin e modelit aktual Përpos në 12 shkolla të Prishtinës, ku aktualisht po zbatohet mësimi tërëditor në nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, pritet që nga shtatori ky projekt të fillojë edhe në shkolla të tjera.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, tha se mësimi tërëditor pritet të zgjerohet edhe në tri ose katër shkolla të tjera. Por, ai përmendi edhe sfida të paraqitura në shkollat ku po zbatohet ky projekt. “Prej atyre logjistike, teknike, që janë çështja e hapësirave të ngrënies, e pastaj në raport me aspektin higjienik të secilës prej këtyre njësive.
Pastaj, në aspektin e kurrikulës ose programit shkollor, orari i zgjatur, në këtë rast për mësimdhënësit, ka qenë një barrë për ta, meqë pagesat për secilin mësimdhënës nuk kanë reflektuar në raport me punën dhe angazhimin që e kanë bërë”, ka thënë Elshani. Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Nazim Gafurri” është një nga pesë sosh ku ka nisur zbatimi i mësimit tërëditor.
Aktualisht, në këtë shkollë janë të përfshirë rreth 600 nxënës në 20 klasa. Drejtoresha e kësaj shkolle, Ardianë Makolli-Sadiku, përmend sfidat që ende e shoqërojnë procesin.
Edhe Arbëri 3 min. më parë Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit “Shqetësimi i prindërve që nga fillimi ka qenë se qëndrimi i gjatë në bankë dhe në karrige mund të ndikojë negativisht. Sigurisht që kemi krijuar kënde brenda klasave, por edhe kënde relaksi jashtë tyre. Kemi sallën e filmit, e cila është në këtë shkollë dhe disa hapësira të tjera.
Por a kemi nevojë për më shumë kënde relaksi? Po. Mirë do të ishte që të gjitha hollet e shkollës të pajiseshin me kënde të tilla”, ka deklaruar Ardianë Makolli-Sadiku, drejtoreshë e SHFMU “Nazim Gafurri”.
Sipas saj, duhet të sigurohen më shumë materiale të përshtatshme për këtë proces, si dhe të punohet edhe nga Ministria e Arsimit për krijimin e një kurrikule të veçantë për mësimin tërëditor. Në Këshillin e Prindërve thanë se modeli i organizimit të mësimit duhet të ndryshohet.
Nënkryetarja e këtij këshilli, Mejreme Ymeri, thotë se në praktikë, një pjesë e objektivave që u ishin prezantuar në fillim, nuk janë arritur. “Kjo, në vend se ta lehtësojë jetën e familjeve, në shumë raste ka sjellë sfida shtesë edhe për prindërit, edhe për fëmijët.
Ne jemi prindër të tre fëmijëve që i kanë takuar tri niveleve të arsimit parauniversitar dhe jemi sfiduar mjaft në dy vjetët e fundit, pasi fëmijët na janë ndarë në dy shkolla”, ka thënë Ymeri.
Edhe Arbëri 9 min. më parë Vendimi i SHSKUK-së, mbledhjet e Bordit me dyer të mbyllura Për t’i tejkaluar sfidat, përfshirë ato që lidhen edhe me ushqimin, Këshilli i Prindërve ka propozuar zgjidhje kalimtare, të cilën ia ka propozuar edhe Drejtorisë së Arsimit.
Ajo parasheh riorganizimin e procesit mësimor, në mënyrë që deri në orën të përfundojnë orët e detyrueshme, duke e bërë kështu organizimin më të përshtatshëm për prindërit. Mësimi tërëditor fillon në orën të mëngjesit dhe përfundon në .
