17-vjeçari gjen mbi 2 mijë euro dhe dokumente, i dorëzon në polici

0%

Një 17-vjeçar nga fshati Bablak i Ferizajt ka dorëzuar në polici një shumë parash dhe dokumente identifikimi që i kishte gjetur në një portofol në fshatin Lloshkobare. Policia e Kosovës njoftoi se më , rreth orës , në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur A. Nuha, i cili ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura në rrugë, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i sendeve të humbura, K.S. (40 vjeç) nga Gjakova. Në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer 2.435 euro, 270 franga, si dhe dokumentet personale. Policia ka regjistruar një shënim zyrtar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e A.

Nuha, duke theksuar se ai me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura, duke dhënë një shembull të mirë të qytetarisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot