I vihet zjarri shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, një muaj pasi

0%

Shpërndaje në: Pas 27 vjetësh, familja Berisha ka arritur të kthejë në pronësi shtëpinë e saj në Zveçan. Por, pak javë pas kthimit, një pjesë e kësaj prone është djegur të dielën mbrëma, si pasojë e një sulmi nga persona tash për tash të panjohur.

Policia ka nisur hetimet, e anëtarë të familjes Berisha kanë thënë se nuk zmbrapsen nga ky sulm, përkundrazi se shumë shpejt do ta rinovojnë shtëpinë Ilirjana Thaqi “Është kënaqësi shumë e madhe që, pas 27 vjetësh, m’u kthy në pronën e familjes, në pronën që gjyshi jem e ka ble”.

Kështu ishte shprehur Zana Berisha para pak më shumë se një muaji, teksa fliste në emisionin “Sot” të KTV-së fliste për rikthimin në pronësi të shtëpisë së familjes së saj në Zveçan. Por, të dielën mbrëma, kjo shtëpi dyshohet se ishte cak i një sulmi, që për pasojë pati djegien e një pjese të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zana Berisha në një postim në rrjetet sociale, tha as kjo nuk do ta zmbrapsë familjen e saj dhe se shtëpia do të rinovohet së shpejti. “Mbrëmjen e kaluar kanë tentuar të na e djegin komplet shtëpinë. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24 orë këtu. Kjo nuk do të thotë kurrgjë për ne si familje.

Përkundrazi, vetëm sa e forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e drejtë. Jemi të lirë, kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë. Kjo nuk do të thotë se do të tërhiqemi. Do të kthehemi edhe më të fuqishëm se më parë. Shtëpia jonë do të renovohet”, ka deklaruar Zana Berisha, bashkëpronare e shtëpisë.

Edhe Arbëri 6 o. më parë 28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan Policia ka nisur hetimet për rastin e zjarrit në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan. Shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale të Policisë për Mitrovicë e veri, Erduan Baliqi, në një përgjigje për KOHËN, tha se tash për tash nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Pas mesnatës, rreth orës , kemi marrë një informacion nga një banor i asaj lagjeje se një shtëpi është duke u djegur. Shtëpia ka qenë e pabanueshme, nuk ka pasur banorë në të. Në vendin e ngjarjes menjëherë i është përgjigjur policia, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është hapur ‘Zjarrvënie’. Për momentin nuk kemi ndonjë të dyshuar, mirëpo janë duke u zhvilluar hetimet në lidhje me këtë çështje”, ka bërë të ditur Baliqi. Familja Berisha ktheu pronën e saj në Zveçan pas 27 vjetësh pritje.

Menjëherë pas luftës, anëtarët e saj ishin detyruar të largoheshin nga kjo pjesë e vendit të banuar kryesisht me serbë, sikur edhe mijëra shqiptarë të tjerë. Edhe Arbëri 10 min. më parë PDK-ja e Aleanca refuzojnë takimet me Kurtin, LDK-ja pranon Pas kthimit të pronës, familja nisi restaurimin e objektit, me synimin për ta bërë sërish të banueshëm.

Burimi: Koha