Flija 3 metra e gjatë pushton rrjetet sociale, mbi 2 milionë shikime

0%

Tradita shqiptare e gatimit dhe mikpritjes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pas organizimit të Festivalit të Flisë në kompleksin turistik Kasollet e Zanave, në Prapashticë të Prishtinës. Aktiviteti u mbajt më 1 dhe , me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës, gastronomisë dhe kulturës shqiptare.

Momenti që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte përgatitja e një flije gjigante me diametër tre metra , e cila u përgatit sipas mënyrës tradicionale. Pas përfundimit të pjekjes, flia u nda dhe iu shpërnda falas vizitorëve, e shoqëruar me djathë dhe kos fshati.

Përveç gatimit tradicional, festivali u shoqërua me muzikë, interpretime të folklorit dhe aktivitete për familje e vizitorë të shumtë që morën pjesë në këtë ngjarje. Interesimi për festivalin ka kaluar kufijtë e hapësirës ku u zhvillua aktiviteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas organizatorëve, deri më , videot nga përgatitja e flisë kanë arritur mbi 2.3 milionë shikime në platformat Instagram, TikTok dhe Facebook , duke marrë mijëra pëlqime, shpërndarje dhe reagime nga përdoruesit. Ngjarja u pasqyrua edhe në Lajmet Qendrore të RTK-së, si dhe në media të tjera vendore, duke nxjerrë në pah interesimin e madh për promovimin e traditave shqiptare.

Organizatorët thonë se suksesi i këtij edicioni dëshmon se traditat vendore, kur prezantohen në mënyrë kreative dhe autentike, kanë potencial të madh për të promovuar Kosovën, turizmin kulturor dhe gastronominë tradicionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com