Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim për formimin e institucioneve që i erdhi nga kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Mustafa bëri të ditur se takimi do të zhvillohet në ora të martën, më , në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kurti i ka ftuar në takime një-me-një tre kryetarët e partive opozitare, Bedri Hamzën (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ardian Gjinin (Aleanca). Ky është takimi i dytë në të cilin Kurti po i fton liderët e tri partive në lidhje me formimin e institucioneve. Herën e kaluar takimin e kishte pranuar Hamza dhe Abdixhiku, kurse Gjini e kishte refuzuar.
Seanca konstituive është caktuar më , një ditë para se të përfundojë afati kushtetues për formimin e Kuvendit. Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, kishte shkuar në takimin e parë me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë.
“Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd. Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më .
PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa. “Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së.
Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në. Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë.
I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më .
Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij. Pas rikonfirmimit si kryetar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik, Abdixhiku ka hequr pezullimin për diskutime me LVV-në.
Te enjten e me fillim nga ora fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë për konstituimin e Kuvendit ka vetëm deri më 7 gusht, menjëherë pas përfundimit të këtij procesi fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së.
Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.
Nëse presidenti i ri nuk zgjedhet brenda këtij afati, vendi shkon përsëri në zgjedhje.
