Rusia thotë se gjashtë persona janë vrarë pasi një dron ukrainas

0%

Shpërndaje në: Një guvernator rus ka thënë të hënën se gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga një dron ukrainas në një plazh të frekuentuar në jugperëndim të Rusisë. Nuk është e qartë nëse droni u kap para se të binte në plazh. Raportohet se ai mund të ketë pasur si objektiv një bazë detare ruse rreth 40 km larg.

Ndërkohë, një sulm i dyshuar me dron ukrainas goditi një magazinë të kompanisë “Wildberries”, rreth 180 km në lindje të Moskës. “Wildberries” është shitësi më i madh rus në internet dhe është goditur vazhdimisht nga Ukraina gjatë javëve të fundit. Sulmi pasoi një sërë sulmesh të tjera vdekjeprurëse me raketa ruse ndaj Kievit të shtunën, ku humbën jetën të paktën nëntë persona.

Burimi: Koha