Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të vazhdojë edhe nesër, më , në Prishtinë, mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, stenda e IKD-së do të vendoset në sheshin “Nëna Terezë”, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen për përmbajtjen e nismës dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre. IKD bën të ditur se nisma legjislative përfshin dy propozime kryesore.
“Nisma legjislative qytetare synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal përmes dy propozimeve kryesore: përcaktimin si vepër penale të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin penal të përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore”, t huhet në njoftim.
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta vizitojnë stendën dhe ta mbështesin nismën me nënshkrimet e tyre. “IKD fton qytetarët ta vizitojnë stendën në sheshin ‘Nëna Terezë’, të informohen për nismën legjislative qytetare dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre.
Çdo nënshkrim është një kontribut për forcimin e sundimit të ligjit, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e parasë publike nga keqpërdorimi për përfitim elektoral”, thuhet në njoftimin e IKD-së.
