​Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë,

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj dhe Kodra 1, pritet të ketë destabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndikojë në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në një pjesë të Prishtinës, përkatësisht në lagjen Kodra e Trimave. KRU “Prishtina” bën të ditur se, edhe pas rikthimit të energjisë elektrike, impiantit do t’i nevojitet një periudhë kohe për të rifilluar funksionimin normal dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke bërë të ditur se do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot