Pistoleta i konfiskohet dasmorit që e shkrepi në aheng familjar në

0%

A. S. (37 vjeç) është shoqëruar dhe intervistuar nga policia e Stacionit të Shtimes pasi mesditën e sotme () ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Mollopolc, ka njoftuar Policia Rajonale e Ferizajt. “Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin me inicialet A.

S. (37 vjeç), i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë dhe ka dorëzuar një armë (pistoletë), si dhe një gëzhojë”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie të Publikut të Zyrës Rajonale të Ferizajt.

Në komunikatën bëhet e ditur gjithashtu pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Përdorimi i armës dhe Mbajtje në pronësi dhe posedim i paautorizuar i armës” për procedurë të mëtejme, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore Policia Rajonale e Ferizajt i ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë zjarri gjatë ahengjeve familjare dhe festimeve, pasi përdorimi i tyre rrezikon jetën dhe sigurinë e të tjerëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Çdo rast i përdorimit të armëve do të trajtohet sipas dispozitave ligjore. Qytetarët ftohen të festojnë në mënyrë të sigurt dhe çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në komunikatën për media.

Burimi: Kallxo