Burgoset burri britanik që i mori pensionet e nënës derisa trupin ia

0%

Është burgosur të hënën () një burrë britanik që e mbajti trupin e nënës së tij në frigorifer për gati tre vjet, ndërsa ai mori pothuajse 80 mijë funte britanike (108 mijë dollarë amerikanë) nga përfitimet e saj të mirëqenies, raporton Reuters .

Christopher Phillips, 60 vjeç, e kishte pranuar se kishte penguar varrimin e ligjshëm dhe të denjë të nënës 89-vjeçare Sylvia Phillips, pasi vdekjes së saj në marsin e vitit 2023 deri në arrestimin e tij në shtëpi në shkurt të këtij viti në Porthcaël në jug të Uellsit.

Phillips gjithashtu e ka pranuar mashtrimin pasi mori rreth 78 mijë funte britanike përfitime dhe pagesa pensionesh pas vdekjes së nënës. Policia ka njoftuar se ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Zyrtarët policorë morën pjesë në paraqitjen e Phillipsit para gjykatës në shkurt pasi u ngritën shqetësime për nënën e tij, të cilën profesionistët mjekësorë nuk e kishin parë që nga shtatori 2022.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Phillips i ka deklaruar policisë se ajo ishte në Londër me të afërmit, por kontrolli i shtëpisë çoi në zbulimin e një frigoriferi me trupin e Sylvia Phillips brenda tij, të mbuluar me lule dhe pranë një kartoline ditëlindjeje nga djali dhe qeni i tij.

Mediat britanike raportuan se Phillips i kishte thënë një psikiatri se “nuk donte ta linte të shkonte” dhe se avokatët e tij thanë se Phillips kishte fjetur në të njëjtën dhomë që të ishte sa më afër trupit.

Gjyqtarja Tracey Lloyd-Clarke e dënoi Phillipsin me dy vjet e katër muaj burg, duke thënë se nëna e tij kishte “vuajtur poshtërimin e të qenit e mbajtur në një frigorifer për tre vjet” ndërsa ai mori paratë e destinuara për të.

“Ky është një rast jashtëzakonisht i trishtueshëm ku Phillips fshehu vdekjen e nënës së tij dhe përfitoi financiarisht për një periudhë të konsiderueshme kohore”, thuhet në një deklaratë të Claire Lamertonit, kryeinspektoree detektivëve të Policisë së Uellsit të Jugut. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo