Zgjedhje pas zgjedhje – Institucione e Agjenci të pavarura me punë të

0%

Një vit e gjysmë prej kur Kuvendi i Kosovës më shumë është jofunksional se në veprimtari normale. Kjo mungesë e funksionalitetit të Kuvendit ka ndikuar edhe në punën e institucioneve të pavarura bordet e të cilave i vendos Kuvendi i Kosovës, madje njëri institucion është jofunksional që nga viti 2021.

Në përgjigje me shkrim nga institucioni i Kuvendit kuptohet se janë nëntë institucione dhe agjenci të pavarura që janë pa Bord apo me përbërje që nuk ka anëtarë mjaftueshëm për të marrë vendime.

Prej këtyre nëntë institucioneve, të bllokuara janë Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Këshilli Kombëtar i Shkencës, Komisioni Shqyrtues i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit, Komisioni për Ndihmë Shtetërore e Bordi i Ankesave të Mediave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu në Agjencinë Kosovare të Pronës, Bordi Mbikëqyrës duhet të plotësohet me një anëtar ndërkombëtar dhe dy vendorë të emëruar nga Kuvendi, Komisioni për Kërkesa Pronësore i kësaj Agjencie duhet të plotësohet me tre anëtarë ndërkombëtarë dhe dy vendorë e Komisioni për Vendosje dhe Verifikim të Pronës i duhen edhe tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë.

Autoriteti Rregullativ i hekurudhave është pjesë e listës së institucioneve që u ka skaduar mandati i drejtuesve apo anëtarëve të bordit. Ky Autoritet është në këtë gjendje që nga . Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi i ka përfunduar mandati më .

ARKEP është pa mandat që nga , Bordi i Ankesave të Mediave që nga , Këshilli Kombëtar i Shkencës që nga , Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit që nga e Kryesuesi i Komisioni Shqyrtues të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e ujit nga dhe Zyra e Rregullatorit për Energji nga ka mbet pa kryesuesin dhe dy anëtarë.

Kuvendi i Kosovës në përgjigje me shkrim ka thënë se funksionalizimi i bordeve të agjencive dhe institucioneve të pavarura varet nga përfundimi i procedurave të emërimit. “Disa borde të institucioneve të pavarura aktualisht funksionojnë me përbërje jo të plotë ose janë jofunksionale për shkak se procesi i emërimit të anëtarëve të tyre lidhet me vendimmarrjen e Kuvendit.

Dinamika e zhvillimeve politike dhe e proceseve parlamentare ka ndikuar në kohën e emërimit të tyre.”- ka thënë Kuvendi i Kosovës në përgjigjen me shkrim. Derisa disa institucione të pavarura veçse kanë mungesa në bordet e tyre, disa agjenci/institucione të tjera brenda pak kohësh i pret i njejti fat.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit nga do të mbetet pa zëvendësdrejtor, Agjencia për Parandalimin e Korruspsionit do të mbetet pa drejtor prej kurse Zyra Kombëtare e Auditimit prej mbetet pa Auditorin e Përgjithshëm i cili propozohet nga Presidenti dhe zgjidhet nga Kuvendi.

Pa përbërje të plotë por megjithatë funksional janë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit e Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Në gjendjen e njejtë janë edhe Komisioni i Pavarur për Media, Radio Televizioni i Kosovës, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës, Banka Qëndrore e Kosovës, Avokati i Popullit dhe pesë zëvnedësit e tij, Bordi i Ndërmarrjes Publike KOSTT e Komisioneri i Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Në anën tjetër, institucione dhe agjenci të pavarura që ushtrojnë kompetencat me borde të plota dhe funksionale janë vetëm shtatë. Prej tyre janë Sekretari Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e Zyra Kombëtare e Auditimit.

Trusti i Kursimeve Personale, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë Kosovare të Akreditimit janë po ashtu funksionale dhe me borde të plota. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturës e 11-të do të mbahet më me fillim nga ora .

Më Kallxo.com kishte raportuar se si më shumë se gjysma e institucioneve dhe agjencive të pavarura në Kosovë ishin pa borde funksionale. Nga 31 institucionet që Kuvendi ua zgjedh bordet, vetëm 14 kishin përbërje të plotë, derisa 17 të tjerat kishin mungesë të anëtarëve të bordeve. Në disa prej tyre, vendet ishin bosh që nga viti 2021 e 2022.

Burimi: Kallxo